Fifi flet rreth këngës së re “Marova”, pjesëmarrjes në “Kënga magjike” dhe detaje të tjera
Këngëtarja e njohur shqiptare Filloreta Raçi, njihet për talentin e saj për muzikën, duke sjell këngë të bukura për publikun.
Së fundmi ajo ka sjellë këngën “Marova” me të cilën konkurron në “Kënga Magjike”, derisa kënga është pritur shumë mirë nga publiku, shkruan Indeksonline.
Ajo në një intervistë për Indeksonlinen, ka dhënë disa detaje rreth këngës së re, pjesëmarrjes në “Kënga magjike” , pritjet e saj dhe shumë detaje të tjera.
Më poshtë mund ta gjeni intervistën:
Tash është viti i katërt që ju merrni pjesë në Kënga Magjike a është synim vendi i parë?
Synimi im ka qenë dhe do jetë gjithmonë që kënga ime ta bëjë diferencën , melodia e shpirtit tim të prek shpirtat e publikut .
Artistët nga Kosova ka vite qe se kanë fituar Kengën Magjike, a mendon që ti do ta rikthesh këtë fitore në Kosovë?
Nuk dua në asnjë moment të bëjë ndasime si artistët nga Kosova apo artistët nga Shqipëria. Unë jam shqiptare e Kosovës dhe mendoj që çdokush që përfaqëson artin e vet denjësisht e meriton fitoren.
Kam sjellë dy vite rresht fitore nga Kënga Magjike në Kosovë… Një super baladë solo dhe një super bashkëpunim me Mc Kreshën. Shpresoj që do e arrij prap qëllimin të sjellë fitore në mënyrën time nëpërmes publikut.
Nga të gjitha këngët që janë publikuar deri tani, je e vetmja që e bën diferencën nga suksesi i kënges, a mendon që ke konkurencë?
Patjetër që ndjejë konkurrencë. Ka super artista të mirëfilltë që marrin pjesë dhe që kanë investu kohë, shpirt, mund dhe dashuri për të sjellë ato projekte… ama konkurrencën une e kam pas me veten time, me sjellë këngë më të bukur seç kam sjellë vitet e mëparshme… kjo ka qenë qëllimi im.
Cila është kënga më e bukur këtë vit në festival pas këngës tënde “Marova”?
Ka shumë këngë të bukur të bukura. Impakt në publik veq dihet cilat këngë kanë dhënë, janë edhe shuë të tjera që sygjeroj njerëzit të futen dhe ti dëgjojnë sepse ka këngë brilante të cilave nuk u jepet hapësirë marketingu, nuk e kuptoj as vet pse.. ama një emër specifikisht smund të jap sepse janë shumë. Nuk shquhem për veçori të tilla.
A është dedikim për ndonjë person kjo këngë? Për ke po “maron” Fifi?
Unë jam shumë e lumtur për çdo ndodhi në jetën time, ndodhi të cilat më kanë dërguar deri në pikën që të shkruaj këngën ‘Marova’. Pastaj në fund të ditës njerëz jemi, edhe unë kam ndjenja. Kënga ‘Marova’ i dedikohet të gjithë atyre njerëzve që të paktën një herë kanë vendosur të dashurojnë me plot vetëdije dhe palës tjetër që ka ushqyer ndjenja pa pasur në plan ti përqafojë ato. Pastaj çdo njeri mund ta kuptoj dhe ta gjej veten si të dojë në këtë këngë.
Unë kam ‘maru, maroj dhe do të maroj’ gjithmonë për atë që e dua dhe atë që do ta kem në jetë. Qoftë ky njeri që ka qenë apo do jetë pjesë e jetës time… /IndeksOnline/