Fifi ‘kërcënon’ Granitin: Ta këpus qafën si knusi
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/11/Untitled-design-1-600x360-1.jpg)
Ani pse Fifi dhe Graniti janë deklaruar se janë shokë, këngëtarja kohë pas kohe nuk po e lë të qetë ish-futbollistin nga Kosova.
Sapo Fifi e sheh Granitin me dikë nga vajzat e shtëpisë, këngëtarja bëhet xheloze.
Një skenë e tillë ka ndodhur edhe sot, ku Fifi në sy të Beatrix Ramosaj ia tërheq vërejtjen Granitit.
“Ta këpus qafën si knusi”, ka qenë “kërcënimi” i këngëtares për ish-futbollistin i cili i thotë se kjo i bie ‘me të rreh, e mos me të lënë me qajt”.
Kujtojmë se Graniti gjatë kësaj javë, në një bisedë me banorët, shprehu dëshirën që Big Brother t’ia sillte ish të dashurën.