16:42 / E Mërkurë, 09 Shtator 2020 / indeksADMonline

Fifi ndryshimin po e do, duket joshëse me belin e hollë

Ajo ka bërë një ndryshim drastik në dukej dhe tashmë linjave dhe pamjes së saj mund t’i marr lakmi secila femër.

Artistja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Fifi vazhdon t’i tregoj format e saj në postime të ndryshme në Instagram.

Edhe në një fotografi të radhës Fifi dukej shumë ndryshe, elegante, joshëse dhe më bukur se kurrë më parë.

Pranë bregdetit e veshur me të bardha, Fifi dukej tërë shkëlqim teksa ka lënë të kuptohet se së shpejti do të sjell projektin e ri muzikor.

“Po të shoh, së shpejti”, ka shkruar Fifi në mbishkrimin e postimit.

ndërkohë, ndryshimi në peshë i Fifit u prit mirë dhe u komentua shumë, madje edhe vet duket se po e shijo këtë periudhë./Indeksonline/