18:23 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / OSH

Fifi në lidhje me Fationin e “Për’puthen”, a është kjo arsyeja e largimit të tij?

Këngëtarja, Fifi është përfolur mjaft shumë kohët e fundit për një lidhje me ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Fationin.

Në një emision televiziv, këngëtarja e ka përmendur emrin e Fation Kuqarit, duke thënë se është në lidhje me të, por nuk dihet ende se në çfarë konteksti e ka thënë këtë.

Kujtojmë se Fifi së shpejti do të sjellë këngën e saj të re dhe që Fationi do të jetë në videoklipin.

Fationi, u largua nga emisioni pasi ndodhi një konflikt mes tij dhe konkurrentit të ri, Erisit. Pasi ai u deklarua se në profilin e tij në Instagram, se për shkak të intrigave dhe mashtrimeve nga konkurrentet e tjerë, ai nuk mund të qëndrojë më aty.