75 Mall Live Search
22:28 / E Premte, 17 Korrik 2020 / indeksADMonline

Fifi pëson aksident trafiku, flet për gjendjen e saj

Këngëtarja e njohur kosovare, Fifi është përfshirë në një aksident trafiku.

Lajmi bëri bujë në media, dhe këngëtarja nuk ka vonuar për të sqaruar situatën për adhuruesit e saj.

Përmes një postimi në Instagram, Fifi ka reguar lidhur me këtë, duke iu dretjuar adhuruesve të saj për t’i qetësuar.

Fifi ka thënë që është e vërtet që ka pësuar aksident trafiku, por që tani është mirë dhe se sonte do të vazhdoj me mbrëmjen muzikore.

“Nanusha, është e vërtetë puna e aksidentit. Mos u shqetësoni, kishte thjesht dëme materiale, unë jam mirë”, ka shkruar Fifi në mbishkrimin e fotos./Indeksonline/