Fifi publikon bashkëpunimin e ri

Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, ka ardhur me projekt të ri muzikor.
Ajo në kanalin Youtube ka hedhur këngën ‘Du&Ich’, të cilën e ka në bashkëpunim me Dj Gimin dhe reperin Bardhi, shkruan Indeksonline.
Kënga u shkrua nga Bardhi dhe Fifi, të cilët e kanë bërë edhe melodinë, kurse, producimi u bë nga Çelik Lipa.
‘Du&Ich’ u finalizua edhe me klip nga Imagine Films dhe Quadro Film Production./Indeksonline/