75 Mall Live Search
08:42 / E Enjte, 01 Korrik 2021 / AR

Fifi publikon video duke qarë me lot, i dedikon disa fjalë ish të dashurit

Këngëtarja kosovare nga Ferizaj, Fifi, po befason me postimet e saj në rrjetet sociale.

Që kur i dha fund lidhjes me ish të dashurin, ajo po kujdeset ta thumboi në çdo publikim, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja po shprehet se e është lënduar por po kalon kohën me persona që i qëndrojnë afër në çdo situatë.

Së fundmi ka publikuar një video në të cilën është paraqitur duke kënduar një këngë, por që nga pjesa emocionuese e tekstit ajo ia plas vajit.

‘.. bash me rruzat e gjakut me kajt , bash pa e pas nplan e as nevoje me ta mledh ni lomsh te fyti .. bash qet ndjenje ma jep #Jetike 🥲 @semijaupaj

Tentova plot here me e bo pa lot po prap ma jep n’zemer.. njejt

Loti thjesht t’shliron . Nuk t’lehteson , thjesht qaq…

Thank u @iamflorimumajesi 🤍” shkroi ajo në mbishkrim të videos duke lenë të kuptohet që ky është dedikim pas ndarjes nga i dashuri./Indeksonline/