75 Mall Live Search
10:46 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / OSH

Fifi tani ‘beqare’, ja detaji që na futi në dyshime

Lidhja e këngëtares, Fifi me Xhuljon për ditë me radhë zuri faqet e para të portaleve. Vëmendja ishte e madhe dhe të gjithë e uruan këngëtaren, duke mos lënë pa përmendur dhe faktin se sa shumë shkonin bashkë.

Mirëpo, së fundmi me disa përgjigje që Fifi ka dhënë në Instagram ndjekësve të saj na ka bërë lëmsh të gjithëve dhe nuk po e kuptojmë se çfarë po ndodh në të vërtetë.

Gjatë një bashkëbisedimi me fansat e saj Fifi ka marrë shumë pyetje mbi Xhuljon.

E pyetur nga fansat: “A je e lidhur?” ajo është përgjigjur shkurt “Jo” duke mos  thënë më shumë detaje.

Gjatë një kërkimi të vogël të bërë në Followrsat e këngëtares vumë re që “Xhuljo” nuk është. Mos do të thotë kjo që “Stracciatella” dhe këngëtarja janë ndarë?!  Për më shumë detaje nuk na mbetetur gjë tjetër veçse të presim ndonjë reagim tjetër të Fifit këtë herë më të detajuar.