09:05 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Fifi thotë se kënga e radhës është bashkëpunim

Këngëtarja nga Ferizaj, Filloreta Raçi, e njohur me emrin artistik si Fifi, është mjaft e pëlqyer nga publiku.

Ajo gjatë vitit të kaluar solli një sërë projektesh, të cilat u mirëpritën nga publiku, posaçërisht projekti “Zhurmë”, në bashkëpunim me Mc Kreshën.

Ndërkohë, ajo po vazhdon të jetë mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, derisa së fundmi u ka dhënë hapësirë fansave të pyesin më shumë rreth saj.

Fifi/Foto: Instagram

E pyetur se a do bashkëpunojë me një femër apo me një mashkull në këngën e radhës, një përgjigje nga 25-vjeçarja nuk ka munguar.

“Me një mashkull”, është përgjigja e saj, duke mos zbuluar më shumë detaje për publikun.

Ndryshe, “Shqipe”, “Indiane” dhe “Zogo” janë tri projektet e fundit të Fifit që në YouTube numërojnë miliona klikimesh.