75 Mall Live Search
18:50 / E Enjte, 19 Gusht 2021 / OSH

Fifi vjen me poza atraktive nga pushimet: Jam një zog deti

Artistja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi- Fifi, ka vendosur që të shijoj pushimet në bregdet.

Gjatë kësaj kohë, ajo është parë duke realizuar imazhe të shumta, përmes së cilave po thekson tiparet e formësuara trupore.

Bukuroshja brune së fundmi u pa e shtrirë, derisa në pah i viheshin bikinit me ngjyrë të zezë.

Nga larg vërehej se artistja nuk kishte përdorur makijazh, duke bërë që të duket edhe më natyrale në paraqitje.

“Jam një zog deti, prit ta korigjojmë pak.. O fif t’i hangsha tulat”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Një ironizim i tillë ka ardhur si pasojë e disa komenteve në rrjet, duke e cilësuar atë si ende person me mbipeshë.

Sidoqoftë kësaj, Fifi vazhdon të jetë ndër personazhet me këngët më të dëgjuara në platforma digjitale./Indeksonline/