17:00 / E Martë, 04 Gusht 2020 / indeksADMonline

Fifi zbulon bashkëpunimin e radhës, s’e besoni me kë do të jetë

Bashkëpunimet mes artistëve janë gjithnjë,  po gjithnjë tejet emocionuese.

E Fifi së fundmi, në llogarinë e saj në Instagram, zhvilloi një sesion pyetjesh përgjigjesh me ndjekësit e saj.

Ndonëse artistët rrallë herë, zbulojnë bashkëpunimet si pa një të keq, Fifi na befasoi.

Kur një ndjekës e pyet se kur do të jetë hiti i radhës, ajo i përgjigjet “Hiti i rradhes qe e di sigurt qe osht Hit del n’tetor. A po kusho Ermal Fejzullahu?”, duke etiketuar edhe këngëtarin.

Këngëtarja më pas ka etiketuar edhe të tjerë persona, që si duket do të jenë pjesë e ekipit për realizimin e këtij projekti.

Ermal dhe Fifi, mezi po presim!