75 Mall Live Search
15:54 / E Hënë, 01 Nëntor 2021 / AR

Fifit po i plotësohet dëshira, nesër do të hyjë në BBV një djalë ‘single’

Ka një javë që kanë nisur hyrjet e reja në ‘BBV’ si dhe eliminimet e konkurrentëve të cilët nuk po pëlqehen nga publiku.

Këtë e bëri të ditur moderatorja e emisionit Arbana Osmani, shkruan Indeksonline.

Përmes një Instastory ajo tregoi që nesër do të ketë hyrje të re dhe me këtë rast do t’i plotësohet dëshira Fifit.

“Mezi po pres Ilir me hy ndonjë mashkull brenda, mashkull single” – ishte shprehur Fifi të enjten dhe me sa duket dëshira po i plotësohet por se cili do të jetë statusi i tij mbetet të kuptohet./Indeksonline/

No description available.