75 Mall Live Search
15:17 / E Hënë, 19 Prill 2021 / Blerim

Figo: Kjo e ashtuquajtur Superligë është gjithçka, përveç Super

Ish – lojtari i Real Madridit dhe i Interit, Luis Figo ka komentuar themelimin e Superligës Evropiane.

Figo ka dal kundër themelimit të një kompeticioni të ri që sipas tij është i dëmshëm për futbollin.

Ish-përfaqësuesi i Portugalisë pretendon se klubet themeluese të kësaj gare janë lakmitarë dhe parashikon një katastrofë për komunitetin e gjerë të futbollit..

“Kjo e ashtuquajtur Superligë është gjithçka përveç Super,” shkroi Figo në Twitter.

“Kjo lëvizje lakmitare dhe e pashpresë do të përbënte një katastrofë për bazat tona, për futbollin e grave dhe komunitetin e gjerë të futbollit.”

“Kjo është vetëm për t’i shërbyer pronarëve të interesuar për veten, të cilët kanë ndaluar së interesuari për tifozët e tyre shumë kohë më parë, dhe duke mos përfillur plotësisht meritat sportive. Tragjike. ”, ka thënë Figo në reagimin e tij.