75 Mall Live Search
12:18 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Figo: Neymar? Askush nuk mund ta detyrojë atë për PSG-n

Derisa spekulimet vazhdojnë për të ardhmen e yllit të Paris Saint-Germain, Neymar, ish-anësori i Real Madridit, Luis Figo, ka pohuar se skuadra franceze nuk do të ketë mundësi mbajë atë nëse ai nuk e dëshiron këtë.

Braziliani u bë futbollisti më i shtrenjët i të gjitha kohërave, kur ai u transferua nga Barcelona te klubi parisien.

Megjithatë, që prej atëherë, ai ka qenë i lidhur me një largim, dhe Figo ka dhënë mendimin e tij në lidhje me të ardhmen e Neymar, transmeton IndeksOnline.

”Nën rrethana normale, unë mund të them se Neymar mund të bëhet më i miri në botë sepse ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”, tha Neymar për Goal.

”Por, kjo gjithashtu varet edhe nga titujt që ai mund t’i fitojë me klubin e tij, shembull konkret Champions Leaguen”.

”Nuk e di nëse ai do të qëndrojë në PSG. Nëse një lojtar nuk dëshiron të qëndrojë në klub, atëherë askush nuk mund ta ndalojë atë”./IndeksOnline/

Temat: