13:11 / E Premte, 21 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Fiken semaforët te ‘Qendra e Studentëve’, shkaktohet tollovi veturash

Kryeqyteti i Kosovës si çdo herë vazhdon të jetë më i frekuentuari dhe me më së shumti probleme në trafik.

Kolonat në pothuajse secilën rrugë janë të pranishme gjithmonë, e aq më shumë të premtave kur shumë qytetarë shkojnë në vendlindjet e tyre, shkruan Indeksonline.

Për ta bërë edhe më tollovi, sot fatkeqësisht semaforët e vendosur te Qendra e Studentëve nuk janë duke funksionuar.

Qytetarët kanë dërguar fotografi në redaksinë e Indeksonline, duke thënë se si pasojë e mospunimit të semaforëve, veturat shumë herë për pak sa nuk janë ndeshur mes vete.

Nuk është hera e parë që semaforët te kjo pjesë e Prishtinës nuk punojnë, duke bërë që të shkaktohen kolona të gjata dhe pritje. /Indeksonline/