10:38 / E Martë, 16 Prill 2019

Fiket tërësisht zjarri në Katedralen e Parisit

Zjarrfikësit kanë arritur ta fikin tërësisht zjarrin në katedralen Notre Dame në Paris, pas një beteje me flakët për 9 orë rresht.

Kujtojmë se zjarri kaploi monumetin më të vjetër të Parisit mbrëmjen e së hënës dhe u ashpërsua më tej për disa orësh.

400 zjarrfikës ishin pjesë e fikjes dhe me përpikëri e punë të vazhdueshme shmangën dëmtime më të mëdha të arkitekturës mesjetare, duke vënë nën kontrolle situatën.