Fiknete Bejta: Është e qartë që LDK është forca e vetme që mund ta kthejë Kosovën në rrugën e duhur

Kandidatja për deputete në radhët e LDK-së, Fiknete Bejta, ka takuar qytetarët e fshatit Llukar.
Bejta, përmes një postimi në facebook është shprehur se tani është e qartë që LDK është forca e vetme serioze politike që mund ta kthejë Kosovën në rrugën e duhur.
Ndërsa theksoi se do të fitojë dhe do të qeverisë me përgjegjësi për 4 vitet e ardhshme
“Erdhëm sonte edhe një herë në Llukar për t’u takuar me qytetarët energjikë e aktivë, që e duan ndryshimin dhe e shohin LDK-në në Qeveri pas 9 shkurtit.
Tani është e qartë që LDK është forca e vetme serioze politike që mund ta kthejë Kosovën në rrugën e duhur. Prandaj, do të fitojë pasnesër dhe do të qeverisë me përgjegjësi për 4 vitet e ardhshme. Faleminderit për pritjen e ngrohtë, Llukar!”, ka shkruar Bejta.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Fiknete Bejta kandidon me numër 69./Indeksonline/