75 Mall Live Search
20:20 / E Premte, 31 Janar 2025 / FR

Fiknete Bejta: Kryeqyteti meriton trajtimin e duhur, dhe ai do të vijë vetëm me LDK-në

Kandidatja për deputete në radhët e LDK-së, Fiknete Bejta, ka marrë përkrahje të madhe në Dardania, lagjja e kryeqytetit ku jetoj tani.

Bejta, përmes një postimi në facebook është shprehur se kryeqyteti meriton trajtimin e duhur, dhe ai do të vijë vetëm me LDK-në.

Ndërsa theksoi se 1.5 miliardë euro janë shumë më tepër se një investim.

“Dardania, lagjja e kryeqytetit ku jetoj tani, u bë shtëpi për një pritje të paharruar për LDK-në.

Kryeqyteti meriton trajtimin e duhur, dhe ai do të vijë vetëm me LDK-në, vetëm me kryeministrin Abdixhiku.

1.5 miliardë euro janë shumë më tepër se një investim—është një angazhim për të ngritur më lart qytetin dhe jetën e secilit prej nesh.

Më 9 shkurt, Kosova do të fitojë, sepse beson në LDK-në dhe vizionin e saj’, ka shkruar Bejta.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Fiknete Bejta kandidon me numër 69./Indeksonline/