75 Mall Live Search
17:04 / E Premte, 07 Shkurt 2025 / FR

Fiknete Bejta: LDK do të qëndrojë pranë bizneseve të vogla e të mesme, veçanërisht atyre të udhëhequra nga gratë

Kandidatja për deputete në radhët e LDK-së, Fiknete Bejta, gjatë ditës së sotme ka vizituar një grua e suksesshme që ka ndërtuar këtë biznes me përkushtim dhe punë të palodhshme.

Bejta, përmes një postimi në facebook është shprehur se Mimoza ka arritur ta zhvillojë biznesin e saj me sukses, por mbështetja nga institucionet mbetet gjithmonë e rëndësishme.

Ndërsa theksoi LDK do të qëndrojë pranë bizneseve të vogla e të mesme, veçanërisht atyre të udhëhequra nga gratë që punësojnë e paguajnë kontribute për shtetin.

“Një vizitë inspiruese te Fabrika e Bukës “Sheki”, në pronësi të znj. Mimoza Ostergllava, një grua e suksesshme që ka ndërtuar këtë biznes me përkushtim dhe punë të palodhshme.

Pavarësisht sfidave, Mimoza ka arritur ta zhvillojë biznesin e saj me sukses, por mbështetja nga institucionet mbetet gjithmonë e rëndësishme.

LDK do të qëndrojë pranë bizneseve të vogla e të mesme, veçanërisht atyre të udhëhequra nga gratë që punësojnë e paguajnë kontribute për shtetin. Faleminderit për pritjen, Mimoza!“, ka shkruar Bejta.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Fiknete Bejta, kandidon me numër 69./Indeksonline/