Fiknete Bejta viziton KF Flamurtari: Klub ikonë i sportit të Prishtinës

Kandidatja për deputete në radhët e LDK-së, Fiknete Bejta, së bashku me kolegë të tjerë nga partia, ka vizituar klubin e futbollit Flamurtari, një nga klubet më të vjetra dhe më të suksesshme të Prishtinës.
Përmes një postimi në facebook tregoi se gjatë vizitës, ata u pritën nga mbështetësi i klubit, Imer Ademi, i cili ndau detaje mbi gjendjen aktuale të klubit dhe historinë e tij të pasur, shkruan Indeksonline.
Bejta e cilësoi Flamurtarin si një ikonë të sportit të kryeqytetit, duke theksuar se historia dhe arritjet e tij mund të konsiderohen si trashëgimi kulturore e Prishtinës. Ajo nënvizoi rëndësinë e sportit si hapësirë për zhvillim të shëndetshëm fizik dhe mendor, duke deklaruar se qeveria e kryeministrit Lumir Abdixhiku ka plane konkrete për zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe ndërkombëtarizimin e sportit dhe talenteve nga Kosova.
Bejta përfundoi duke inkurajuar mbështetjen dhe angazhimin për sportin, si një fushë e rëndësishme për të ardhmen e rinisë dhe shoqërisë kosovare.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurti, Fiknete Bejta kandidon me numrin 69./Indeksonline/