Fiknete Betja kritikon ministrin Çeku: Pas pesë vitesh në detyrë, vetëm tani e gjeti rrugën për në Gollak
Asamblistja e LDK-së në Prishtinë, Fiknete Betja ka reaguar ndaj vizitës së ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku në zonën e Gollakut.
Në një postim në rrjete sociale, Betja ka shkruar se Çeku pas pesë vitesh në krye të Ministrisë së Kulturës për herë të parë gjatë fushatës e ka vizituar Gollakun.
“Pas pesë vitesh në krye të Ministrisë së Kulturës, z. Çeku sot, në kohë fushate, për herë të parë e gjeti rrugën për në Gollak. Do të ishte mirë sikur gjatë këtyre viteve ta kishte gjetur edhe mënyrën për ta mirëmbajtur rrugën magjistrale — ku mungojnë edhe shenjat e komunikacionit — si dhe për t’i konservuar kalanë e Keqekollës, kullën e Mulla Ademit dhe xhaminë 300-vjeçare të Prapashticës. Të gjitha këto janë nën kompetencën e tij të drejtpërdrejtë si qeveritar”, ka shkruar Bejta. /IndeksOnline/
Postimi i plotë:

