Filarmonia e Kosovës shënon 18-vjetorin e pavarësisë me një koncert festiv
Filarmonia e Kosovës sonte do të prezantojë koncertin solemn të korit dhe orkestrës, i organizuar në nder të 18-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Koncerti do të drejtohet nga dirigjentin Baki Jashari, me pjesëmarrjen e solistëve Betim Krasniqi (trombon) dhe Vendim Kapaj (fyell) – “Mjeshtër i madh”.
Programi përfshin uverturën nga opera Nabucco, veprën madhështore “Gloria” të John Rutter-it, si edhe tri vepra premierë nga Aleksandër Vezulli, Aulon Naçi dhe “Numquam iterum – lamenti i nënës” nga Valton Beqiri, e komisionuar nga Filarmonia e Kosovës.
Koncerti do të mbahet në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, me fillim në ora 20:00.


