21:34 / E Diele, 05 Prill 2020 / indeksADMonline

Filharmonia e Kosovës nisi sonte transmetimin e koncerteve online

Filharmonia e Kosovës sonte ka nisur transmetimin e koncerteve në faqen zyrtare në Facebook.

“Vegzën e koncertit i cili u transmetua sonte mund ta gjeni në fund të këtij postimi. Ju faleminderit gjithë ju që na ndoqët! Kjo praktikë do vazhdojë tutje kështu që na ndiqni në faqen tonë në FB.

Koncerti i radhës do të transmetohet të enjten (09.04.2020) nga ora 20:00″, thuhet në njoftimin e Filharmonis.