75 Mall Live Search
10:07 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

Filharmonia e Kosovës, të dielën koncert në Katedralen “Shën Nënë Tereza”

Në kuadër të festivalit ReMusica, Filharmonia e Kosovës do të mbajë një koncert në Katedralën “Shën  Nënë Tereza”.

Koncerti në fjalë do të mbahet këtë të dielë me fillim nga ora 20:00, përcjellë Indeksonline.

Janë dy instrumentistët Daniel Boeke që vjen në klarinetë, ndërsa në tubë Thomas Leleu. Të dy artistët e huaj do të udhëhiqen nga dirigjenti Gregory Charette.

Në këtë koncert do të luhen veprat e kompozitorëve: Kreshnik Aliçkaj, Vittorio Monti, Georges Bizet dhe të Beethoven-it./Indeksonline/