75 Mall Live Search
23:26 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / A. A

Fillim i fuqishëm i Thomas Tuchel me Chelsean

Thomas Tuchel e ka nisur mrekullisht karrierën te Chelsea.

‘Blutë’ sonte siguruan plasmanin në çerekfinale të Kupës së Anglisë, duke mposhtur Barnsleyn.

Kjo ishte ndeshja e 5-të për trajnerin gjerman në krye të Chelseat dhe fitorja e 4-të.

Vetëm një barazim e ka regjistruar deri tash kundër Wolverhamptonit.

Është interesant të theksohet se efekti i Tuchel është vërejtur sidomos në mbrojtje, ku Chelsea ka pasur telashe të mëdha.

Nga 5 ndeshjet e fundit, 4 prej tyre i kanë mbyllur pa pranuar gol.

/Indeksonline/