75 Mall Live Search
23:47 / E Martë, 23 Shtator 2025 / Burim

Fillimi i tmerrshëm më Liverpoolin, më në fund flet Florian Wirtz

Ylli gjerman, Florian Wirtz ka folur për herë të parë pas paraqitjeve të zbehta që ka pasur me Liverpoolin që prej transferimit të tij të bujshëm në “Anfield”.

Mesfushori ofensiv, i cili pritej të ishte një nga përforcimet me kryesore të Liverpool, ende nuk ka lënë gjurmë në fushë, por thotë se është i qetë dhe i vetëdijshëm për aftësitë e tij.

“Sigurisht që do të doja të kisha shënuar një gol ose të kisha bërë disa asiste. Por pavarësisht se çfarë thonë të tjerët, unë do të qëndroj i qetë,” u shpreh Wirtz për Sky Sports, raporton IndeksOnline.

22-vjeçari shtoi se nuk ndikohet nga kritikat dhe është i bindur se momenti i tij do të vijë.

“E di se çfarë jam i aftë të bëj dhe gjithashtu e di se do ta jap maksimumin në fushë në një moment të caktuar”, tha Wirtz. /IndeksOnline/