75 Mall Live Search
09:58 / E Martë, 21 Shtator 2021 / AR

Fillimi i vitit të ri shkollor, mblidhen drejtorët komunalë dhe përfaqësues të Ministrisë

Përfaqësues të ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë (MAShTI) dhe Inovacionit do të takohen me kolegjiumin e drejtorëve komunal të arsimit dhe Asociacionin e Komunave.

Sazan Ibrahimi, nga Asociacioni i Komunave ka konfirmuar që takimi ka për qëllim diskutimin rreth fillimit të vitit të ri shkollor dhe skenaret për fillim të vitit të ri shkollor.

Sot në ora 10:00 e kemi takimin e kolegjiumit të drejtorëve komunal të arsimit me përfaqësues të MASHTI ku do të diskutohet rreth fillimit të vitit të ri shkollor dhe skenaret për fillim të vitit të ri shkollor”, tha Ibrahimi.