75 Mall Live Search
21:48 / E Enjte, 15 Dhjetor 2022 / MSH

“Filloi sezona e festave”, Rama sjellë pamjet mahnitëse nga kryeqyteti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamje nga kryeqyteti i mbushur me drita, me rastin e festave të fundvitit.

Mbrëmë u bë hapja e “Tregut të fundvitit” i cili ka mbledhur qindra qytetarë, të cilët për javë me radhë do të shijojnë pije dhe ushqim të freskët.

Në këto pamje shihet Prishtina në një atmosferë të ngrohtë festive.