12:01 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

Nis shënjimi i rrugëve në Malishevë

Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve, në Malishevës, ka filluar shënjimi i rrugëve, përkatësisht pjesa e vendosjes së vendkalimeve për këmbësorë në rrugët e qytetit. Projekti i mirëmbajtjes, do të vazhdojë me shënjimet në rrugë edhe në afërsi të të gjitha shkollave në të gjitha vendbanimet e Komunës së Malishevës.

Drejtori i Shërbimeve Publike i Malishevës, Milazim Morina, ka bërë të ditur se mirëmbajtja e rrugëve, përkatësisht vendosja e sinjalistikës do të vazhdojë për dy vjet me radhë me këtë projekt dhe përveç vendkalimeve do të vendosen edhe shenjat afër shkollave.

“Qëllimi i këtij projekti është jo thjesht mirëmbajtja e rrugëve, por krijimi i sigurisë më të madhe për të gjithë këmbësorët, sidomos për nxënësit, si në qytet ashtu edhe në fshatra, e po ashtu edhe shoferët do të kenë më të lehtë ngasjen afër shkollave, por edhe në rrugët në qytet”, ka thënë drejtori Morina.

Sipas tij, kjo mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.