Fillojnë festimet në Gjermani për 30 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit
Festimet mbarëkombëtare kanë filluar në Gjermani për të shënuar 30 vjet që nga rënia e Murit të Berlinit.
Presidenti Frank-Walter Steinmeier po mirëpret udhëheqësit e Polonisë, Sllovakisë, Republikës Çeke dhe Hungarisë në Berlin.
Në faqen e tij të internetit, Presidenti Steinmeier ftoi gjermanët që të ndanin historitë e tyre personale të rënies së Murit të Berlinit.
Ndërkaq, kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se mund të duhen më shumë se 50 vjet për të përfunduar procesin e unifikimit midis Gjermanisë Lindore dhe Perëndimit.
“Në disa çështje, ku besohej se gjithçka do të jetë njësoj në Lindje dhe në Perëndim, sot shohim që do të zgjasë gjysmë shekulli ose më gjatë”./DW/
