Nisin hetimet për ndeshjen Llapi – Drenica, intervistohen Zhdrella, Osmani dhe Rexhepi

Gjatë ditës së shtunë është raportuar se ndeshja midis Llapit dhe Drenicës mund të ketë qenë e kurdisur.
Sekretari i Llapit, Muhamet Rexhepi i ka akuzuar Mentor Zhdrellën dhe Labinot Osmanin se e kishin shitur ndeshjen ku skuadra nga Skenderaji fitoi 0-2.
Siç duket drejtësia menjëherë ka nisur ta hetojë rastin ku edhe janë intervistuar dy futbollistët e Llapit.
Këtë e ka konfirmuar vetë Mentor Zhdrella që ka pohuar se është intervistuar së bashku me Osmanin dhe Rexhepin.
Lojtarët dhe sekretari e kanë mohuar këtë akuzë. /IndeksOnline/