Fillojnë homazhet për ikonën e muzikës shqipe Nexhmije Pagarusha, në Teatrin Kombëtar

Në Teatrin Kombëtar, kanë filluar homazhet për Nexhmije Pagarushën.
Homazhet po përcillen nën tingujt e këngëve të saj, shkruan Indeksonline.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në nderim të jetës dhe veprës së artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha, ka vendosur që ditën e varrimit të saj, 9 shkurtin ta shpall ditë zie shtetërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës. /Indeksonline/


