Fillojnë negociatat indirekte mes Hamasit dhe Izraelit në Egjipt

Hamasi mbërrin në Sharm El-Sheikh për bisedime indirekte me Izraelin mbi planin e paqes të Trumpit në Gaza.
Negociatat që po zhvillohen në Egjipt synojnë zbatimin e planit të paqes së Donald Trump për Gazën – Hamasi ka rënë dakord për disa, por jo për të gjitha kushtet, shkruan BBC.
Më herët sot, Kryqi i Kuq tha se ishte gati të ndihmonte në kthimin e pengjeve dhe të sillte ndihma në Gaza, ku sulmet izraelite vranë 21 palestinezë në 24 orët e fundit, thotë mbrojtja civile.
Diku tjetër, Greta Thunberg ka mbërritur në Greqi pasi Izraeli tha se e ka deportuar atë dhe 170 të tjerë pasi një flotilje që përpiqej të dërgonte ndihma në Gaza u ndalua nga forcat izraelite javën e kaluar.