Fillojnë protestat pas vendimit të Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit (Video)
Lajmi që bëri bujë sonte në gjithë botën është padyshim vendimi I marrë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.
Madje Trump ka deklaruar se së shpejti do të bartet edhe ambasada amerikane për në Jerusalem.
Por këtë gjë e kanë kundërshtuar vendet islamike, duke e dënuar vendimin e Trump-it, transmeton Indeksonline.
Pothuajse të gjithë përfaqësuesit e vendeve myslimane të Lindjes së Mesme kanë dënuar këtë vendim duke thënë se është i papërgjegjshëm.
Po ashtu tashmë kanë filluar edhe protestat në Ramallah, për të kundërshtuar vendimin e Donald Trump./Indeksonline/