75 Mall Live Search
15:56 / E Hënë, 12 Prill 2021 / OSH

Fillojnë punimet në këtë rrugë të Prishtinës, Ahmeti paralajmëron se do të ketë tollovi në komunikacion

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar fillimin e punimeve në rrugën “Isa Kastrati”, në drejtim të udhëkryqit të rrugës “24 Maji”.

Punimet pritet të zgjasin afro 2 muaj, ndërsa janë paralajmëruar tollovi në komunikacion.

“Prej sot kanë filluar punimet në rrugën “Isa Kastrati”, në drejtim të udhëkryqit të rrugës “24 Maji”.
Ju informojmë se realizimi i këtyre punimeve do të paraqet telashe në zhvillimin e komunikacionit në këtë rrugë. Do të mundohemi që këto pengesa të jenë minimale” shkruan Ahmeti në njoftim./Indeksonline/