18:54 / E Enjte, 04 Janar 2024 / L K

Fillojnë punimet për ndërtimin e linjës ajrore/kabllore për kyçje në nënstacionin e ri të Ferizajt

Kanë filluar punimet për ndërtimin e linjës ajrore/kabllore 110kV për kyçje të nënstacionit Ri 110/35/10(20) kV Kastrioti në komunën e Ferizajit.

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT  Evetar Zeqiri theksoj “Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës së energjisë elektrike. Kjo nismë e re do të sjellë jo vetëm një rritje të kapacitetit të transmetimit të energjisë elektrike, por gjithashtu do të përmirësojë ndjeshëm sigurinë dhe cilësinë e furnizimit me energji elektrike për qytetarët tanë në komunën e Ferizajit dhe regjionit. Me ndërtimin e linjës së dyfishtë ajrore/kabllore 110kV dhe kyçjes nënstacionit të ri në Ferizaj, jemi në rrugë drejt të një sistemi më të fuqishëm dhe më të qëndrueshëm 💡

Ky projekt kapital është financim i plotë i KOSTT që së bashku me investimin e bërë në nënstacionin në Ferizaj, dhe kostot e shpronësimit/servitudit arrinë vlera totale të investimit prej 6,896,105.37€, e cila pritet të përfundoj në verën e vitit 2024, kur do të energjizohet edhe nënstacioni Ferizaj 3.

Projektin parashikon:

Ngritjen e Kapacitetit të Transmetimit të Energjisë Elektrike.

Përmirësimin e Sigurisë së Furnizimit për Qytetarët e Ferizajt me Regjion.

Përmirësimi i Cilësisë së Furnizimit me Energji Elektrike.

Rritjen e mundësisë së integrimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë në regjion