75 Mall Live Search
20:27 / E Hënë, 04 Nëntor 2024 / FR

Fillojnë punimet për vendosjen e Termokosit në QKUK

Ndërmarrja Publike Banesore ka bërë të ditur se kanë filluar punimet për rregullimin të ngrohtores së Termokosit në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas njoftimit, ky projekt përfshin sistemimin e trotuareve, rregullimin e gjelbërimit përreth, instalimin e ndriçimit të jashtëm, si dhe krijimin e hapësirave të përshtatshme për ulje dhe pushim.

“Përmes këtij investimi, synohet të krijohet një ambient funksional dhe i pastër që të ndikojë pozitivisht në mirëqenien e të gjithë vizitorëve të QKUK-së”, thuhet në njoftim.