Fillojnë shakatë, Rama ‘nuk qaj për popullin, por për Juven’
Gjatë mbrëmjes së kaluar u zhvillua ndeshja Atletico Madrid-Juentus në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Atletico Madrid arriti të mposhtë ‘Zonjën e Vjetër’ me rezultat 2:0. E padyshim se kjo humbje ka ndikuar edhe në humorin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Rama njihet si një prej fansave më të zjarrtë të Juves, ndërsa asnjëherë nuk ka ngurruar që t’i ‘ngacmojë’ fansat e ekipeve të tjera, transmeton Indeksonline.
Ndërsa në internet është bërë hit një fotografi ku shkruhet se Rama nuk po qan për popullin, por për Juventusin./Indeksonline/