Nis mbledhja e kryesisë së LDK-së, pritet të zyrtarizohen disa kandidatë për kryetarë të komunave

Anëtarët e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë filluar të mblidhën në selinë kryesore.
Aty do të mbahet mbledhja e kryesisë së këtij subjekti. Ndër të tjera në këtë takim do të diskutohet për përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe caktimin e kandidatëve për kryetar të komunave.

Siç merr vesh “Indeksonline”, pas mbledhjes do të zyrtarizohet kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës.
LDK do të tentoj që të rikthej Podujevën me kandidatin Ekrem Hyseni./Indeksonline/




