75 Mall Live Search
13:03 / E Shtunë, 19 Mars 2022 / MSH

Fillojnë tri ndeshje në Superligën e Kosovës

Kanë filluar të tri ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, të vlefshme këto për xhiron e 26-t[.

Ndër ndeshjet më interesante që po zhvillohen momentalisht është ajo mes Malishevës dhe Gjilanit, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, krahas këtij takimi ka filluar të zhvillohet minuta e parë e ndeshjes mes skuadrës së Llapit dhe asaj të Dukagjinit.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme që kanë filluar të zhvillohen në Superligën e Kosovës e gjeni më poshtë.

Feronikeli – KF Ulpiana

KF Llapi – Dukagjini

Malisheva – Gjilani