11:35 / E Hënë, 29 Nëntor 2021 / AR

Fillon arrestimi i atyre qe thyejnë karantinën prej Covid-19

OBSH është e shqetësuar për përhapjen e variantit Omicron dhe rrezikshmërinë e tij.

Zyrtarë të organizatës deklaruan që varianti i ri është 500 herë më infektues dhe mund të riinfektojë personat që e kanë kaluar sëmundjen. Ditën e premte në aeroportin e Amsterdamit u zbuluan 13 persona të infektuar  me Omicron që udhëtonin nga Afrika e Jugut.

Këta qytetarë u karantinuan në një hotel pranë aeroportit, por ditën e djeshme një çift u arratis nga ambientet e hotelit. Të dy të infektuarit u ndaluan nga forcat policore në momentin që avioni i tyre po nisej drejt Spanjës. Çifti pas arrestimit iu dorëzua autoriteteve shëndetësore.

Qeveria holandeze aplikoi një lockdown mëngjesin e të dielës, për shkak të rritjes së infektimeve dhe shqetësimit për variantin e ri. Njësitë e shërbimit do mbyllen më herët dhe nëpër shtëpi do lejohet një numër i kufizuar vizitorësh.

Shkollat dhe universitetet do rrijnë hapur gjatë kësaj kohe. Vendimi i autoriteteve u prit me protesta të dhunshme. Në Holandë deri tani kanë humbur jetën 20,000 persona prej virusit.