Fillon asfaltimi i një pjese të magjistrales Prishtinë-Podujevë

Punimet për zgjerimin e magjistrales Podujevë-Prishtinë, të cilat nisen para shumë viteve nuk kanë përfunduar ende.
Mirëpo, mëngjesin e sotëm ka filluar të asfaltohet një pjesë e magjistrales Prishtinë-Podujevë.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga punimet.
Rikujtojmë se punimet për magjistralen Prishtinë – Podujevë kanë filluar në vitin 2016, ndërsa pretendimet ishin që kjo rrugë të kryhet brenda tri vjetëve./IndeksOnline/