Fillon asfaltimi i rrugës Junik-Jasiq

Sot kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, së bashku me bashkëpunëtorë, ishte prezent në fillimin e asfaltimin të rrugës Junik-Jasiq.
Kryetari i Komunës ishte zotuar se me të marrë mandatin, fshatrave Jasiq dhe Gjocaj do të iu mundësonte kushte të favorshme infrastrukturore, e cila ndihmon në zhvillimin e këtyre dy eko-fshatrave.

Kryetari Shehu, theksoi se ky është vetëm fillimi i realizimit të projekteve madhore.
Rruga Junik–Gjeravicë, e cila shumë shpejt do të fillojë të asfaltohet, do të mundësojë zhvillimin e turizmit malor, i cili është njëri ndër resurset më të rëndësishme të komunës së Junikut.

“Të gjithë qytetarëve Urime dhe e gëzofshi!” thuhet në deklaratën e Komunës.