75 Mall Live Search
11:14 / E Premte, 11 Qershor 2021 / OSH

Fillon asfaltimi i rrugës “Llapi” në këtë lagje të Prishtinës

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Gëzim Rafuna Mahmeti ka njoftuar fillimin e asfaltimit të rrugës “Llapi” tek Hani i Dilit në Prishtinë.

Drejtori ka falënderuar të gjithë banorët për bashkëpunim dhe mirëkuptim.

“Të dashur banor të rrugës ” Llapi”, në ditët dhe muajët e kaluar ju kemi penguar dhe shqëtësuar me punimet në ndërtimin e domosdoshëm të kanalizimit fekal, atmosferik, instalimet nëntokësore elektrike, shtegun e këmbësorëve, si dhe asfaltimin e rrugës.
?Ju kërkoj shumë falje për vonesat dhe shqetësimet e Juaja në ditët e kaluara!
Qëllimi i investimit të domosdoshëm në këtë rrugë është ndërtimi i infrastrukturës, rrjetit të kanalizimit fekal, që ishte shqëtësim i arsyeshëm i juaji si dhe ndërtimin e rrjetit të ri për furnizim me ujë.
? Sot kemi filluar me asfaltimin e rrugës “Llapi” në lagjen e Juaj!
I falenderoj të gjithë banorët e lagjes për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin” shkruan drejtori në njoftim./Indeksonline/