Fillon dueli mes Distria Krasniqit dhe Urantseteg Munkhbat

Ka filluar dueli gjysmëfinal i Lojërve Olimpike mes xhudistes kosovare, Distria Krasniqi dhe asaj mongole, Urantseteg Munkhbat.
Ky duel është i vlefshëm për peshat -48 kilogram. Fituesi i kësaj ndeshje do të ndeshet në finale me japonezen, Tonaki Funa.

Nxënësja e shkëlqyer e Driton Kukës ka arritur të mposht brazilianen Gabriela Chibana në duelin e parë, duke e fituar me ippon. Kjo fitore i ka takuar rrethit të dytë, pasi që të paraën Distria e kaloi pa luftë për shkak se është bartëse.
Pas kësaj erdhi çerekfinalja ku pati punë me Chen-Hao Lin nga Taipei kinez. Por, Distria e pakompromis. 19 sekonda dhe fitore me ippon. Tash prej orës 10:00 zhvillohen duelet vendimtare për medalje dhe pejanes që garon në kategorinë deri në 48 kilogramë i duhet edhe një fitore për të siguaruar medalje olimpike./Indeksonline/