Fillon eksodi masiv nga Ukraina

Një eksod masiv ka filluar nga Ukraina drejt kufijve polakë e moldavezë.
Shumica e mijërave që arrijnë të kalojnë kufijtë janë gra dhe fëmijë.
Që nga mesnata e së enjtes, burrave të moshës ushtarake, domethënë midis 18 dhe 60 vjeç, u thuhet se duhet të qëndrojnë dhe të luftojnë. Ata në rrugë thonë se po vraponin për të shpëtuar jetën, shkruan BBC.
Një destinacion për civilët e Ukrainës që ikin është kufiri me Hungarinë në Beregsurany, ku shumica e atyre që kalojnë janë në këmbë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe kryesisht hungarezë etnikë që janë gjithashtu shtetas ukrainas.
Një nga ta është edhe Eva, 44 vjeç, e cila mori një udhëtim në kufi nga fshati i saj Borzova.
“Në fshatin tonë është një panik i madh. Njerëzit mblidhen në rrugë dhe janë nisur për në Hungari. Gjithashtu ka pasur blerje me panikë nëpër dyqane.
Kemi frikë se rusët do të pushtojnë të gjithë vendin. Kjo është një frikë. Tjetra, është se kemi frikë se njerëzit tanë do të rekrutohen”, ka thënë ajo
Pranë një bufeje buzë rrugës, një grup prej gjashtë a shtatë të rinjsh, të gjithë hungarezë etnikë, qëndrojnë përreth duke biseduar.
Ata kaluan të enjten kufirin të enjten dhe nuk e kanë ndërmend të qendrojnë e të luftojnë, ndonëse Ukraina ka qenë vendbanim për ta.
“Është një luftë midis Ukrainës dhe Rusisë”, ka thënë njëri nga ta.
“Nuk është lufta jonë.”