19:56 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Fillon festa e LDK-së në Gjilan (Video)

Pas mbyllje së vendvotimeve si dhe rezultateve të para të publikuara nga Exit Poll, kandidati nga LDK-ja Lutfi Haziri del të jetë fitues.

Sipas këtyre rezultateve të para, Haziri ka arritur të marrë 65.8 përqind kurse kandidati tjetër i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, 34.2 përqind, shkruan Indeksonline.

Ndërkohë janë pikërisht të rinjtë e kësaj partie në Gjilan të cilët kanë nisur festën në Gjilan, ku edhe kanë kënduar këngën e njohur ‘We are the champions’ apo në shqip ‘Ne jemi kampionët’. Gjithashtu shumë qytetarë kanë filluar edhe ndezjen e fishekzjarreve në qendër të qytetit./Indeksonline/