17:32 / E Shtunë, 29 Qershor 2019 / indeksADMonline

Fillon festa në ‘Alba Festival’, Sabri Fejzullahu e ndezë atmosferën

Në Cyrih të Zvicrrës po mbahet një festival madhështorë për disponimin e gjithë shqiptarëve të diasporës,shkruan Indeksonline.

Alba Festivali tanimë ka filluar me legjendën e muzikës shqiptare Sabri Fejzullahun, i cili ka dalë në skenë.

E me të dalë ai në skenë publiku është elektrizuar, ai ka kënduar këngën ‘Moj e mira e diasporës’ duke sjellë një atmosferë të shkëlqyeshme.

E në këtë festival pritet të performojnë artistë shumë të dashur për publikun si : Ledri Vula, Kida, Ermal Fejzullahu, Mc Kresha, Lumi B e shumë të tjerë. /Indeksonline/