75 Mall Live Search
21:07 / E Martë, 01 Mars 2022 / OSH

Fillon fushata për bojkotim të produkteve të Serbisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, në Facebook ka bërë thirrje për të bojkotuar produktet e Serbisë, shkruan IndeksOnline.

Ai ftoi qytetarët të kthejnë konsumin në produkte vendore.

“Në këto kohëra të ndjeshme, brenda mundësive tona të gjithë mund të bëjmë nga pak për vendin tonë. Ta orientojmë së bashku konsumin në produkte vendore. Ta forcojmë sadopak ekonominë tonë. Ose së paku, t’i shmangim ato mallra që financojnë një ekonomi që ushqen makinerinë ushtarake e cila çdo ditë kërcënon me zhdukje vendin tonë. Duaje tënden! Bojkoto produktet e Serbisë!” ka shkruar ai si përshkrim i një fotografie në të cilën shihet barkodi i produkteve të Serbisë i mbushur me plumba.