Fillon fushata për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas

Fushata botërore për eliminimin e dhunës ndaj grave fillon sot më 25 nëntor dhe zgjat deri më 10 dhjetor, për 16 ditë me radhë në botë edhe në Kosovë organizohen aktivitete të ndryshme për këtë çështje.
Sot shënohet edhe Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas.
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, sot do të marrë pjesë në shënimin e 25 Nëntorit – Fushatës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, e cila do të fillojë nga ora 10:00 në ndërtesën e Qeverisë.
Ndërsa në ora 17:30, ndërtesa e Qeverisë do të vishet me ngjyrën portokalli, pjesë e aktiviteteve të Fushatës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas.